Minjtë “pushtojnë” stacionin policor në New Orleans: Po e hanë marihuanën në dhomën e provave - Gazeta Express
string(90) "minjte-pushtojne-stacionin-policor-ne-new-orleans-po-e-hane-marihuanen-ne-dhomen-e-provave"

Minjtë “pushtojnë” stacionin policor në New Orleans: Po e hanë marihuanën në dhomën e provave

Fun

Gazeta Express

13/03/2024 11:46

Të vetmet krijesa që duket se po shijojnë ndërtesën e policisë së New Orleans-it, janë minjtë në dhomën e provave, thanë zyrtarët këtë javë.

 

Lexo Edhe:

“Minjtë po hanë marihuanën tonë. Ata janë lartë”, tha shefja e policisë Anne Kirkpatrick në një takim të Komitetit të Drejtësisë Penale, transmeton Telegrafi.

 

Sipas CBS, ndërtesa e stacionit policor në rrugën Broad është aq e pushtuar nga minjtë dhe buburrecat, saqë stafi hyn dhe gjen jashtëqitjet e minjve në tavolinat e tyre.

 

Kondicionerët e ajrit në ndërtesë nuk funksionojnë dhe ashensorët gjithashtu janë jashtë përdorimit.

 

“Kur them se vlerësojmë punonjësit tanë, kjo nuk nënkupton se duhet lënë njerëzit të punojnë në kushte të tilla”, shtoi Kirkpatrick.