Ministrja serbe: Lidhja ekonomike midis Beogradit dhe Prishtinës çon në një marrëveshje politike - Gazeta Express
string(95) "ministrja-serbe-lidhja-ekonomike-midis-beogradit-dhe-prishtines-con-ne-nje-marreveshje-politike"

Ministrja serbe: Lidhja ekonomike midis Beogradit dhe Prishtinës çon në një marrëveshje politike

Gazeta Express

01/10/2020 9:37

Marrëveshja e Washingtonit, hapja e një zyre rajonale të Fondit të Zhvillimit të Korporatave (DFC) në Beograd dhe projektet e paralajmëruara të infrastrukturës, mund të ndihmojnë gjithashtu negociatat politike midis Beogradit dhe Prishtinës, qofshin ato të zhvillohen në Washington ose në Bruksel.

Kështu tha zëvendëskryeministrja, njëherit ministre e Ndërtimit, Transportit, Zorana Mihajloviq.

Lexo Edhe:

Ajo deklaroi se atje ku asgjë nuk mund të kalojë, së pari kalon ekonomia dhe financat, kalon paraja.

“Ekonomia është gjithmonë hapi i parë që lidh njerëzit, pavarësisht se çfarë interesash kishin ose çfarë pikëpamjesh politike ata përfaqësonin”, theksoi Mihajloviq.

Ministrja serbe thotë se është e bindur që rezultati i zgjedhjeve presidenciale në nëntor në Shtetet e Bashkuara nuk do të ndryshojë atë që ishte rënë dakord me administratën amerikane.