Ministri Vitia takohet me ambasadorin Abbott, diskutojnë për menaxhimin e COVID-19 në Kosovë - Gazeta Express
string(91) "ministri-vitia-takohet-me-ambasadorin-abbott-diskutojne-per-menaxhimin-e-covid-19-ne-kosove"

Ministri Vitia takohet me ambasadorin Abbott, diskutojnë për menaxhimin e COVID-19 në Kosovë

Gazeta Express

01/04/2020 13:14

Ministri Vitia dhe ambasadori britanik Abbott diskutojnë për menaxhimin e COVID-19 në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka takuar sot Ambasadorin e Britanisë në Kosovës, Nicholas Abbott. Në këtë takim është diskutuar për situatën me virusin COVID-19 në Kosovë.

Lexo Edhe:

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ambasadori Abbott përgëzoi ministrin Vitia për punën e bërë nga Ministria dhe institucionet e tjera në përgjigje ndaj situatës epidemiologjike me Koronavirusin Covid-19. Ambasadori theksoi nevojën e bashkëpunimit duke injoruar dallimet politike për sa i përket qasjes në menaxhimin e situatës me Koronavirusin Covid-19 në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, bëhet e ditur se ministri Arben Vitia e ka informuar ambasadorin Abbott lidhur me masat e ndërmarra nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19 në Kosovë.