Milwaukee, kampion i NBA-së pas 50 vjetësh - Gazeta Express
string(41) "milwaukee-kampion-i-nba-se-pas-50-vjetesh"

Milwaukee, kampion i NBA-së pas 50 vjetësh

Basketboll

Moral Pozhegu

01/01/2022 21:32

Bucks e shijuan më në fund titullin e kampionit në NBA pas gjysmë shekulli pritjeje

Viti 2021 ka qenë historik për Milwaukeen.

Lexo Edhe:

Bucks ia dolën të shpallen kampion të NBA-së pas pritjes prej gjysmë shekulli.

Milwaukee, në finalen dramatike e mposhti Phoenixin pas gjashtë ndeshjesh të zhvilluara.

Kampioni i Konferencës Lindore e mundi Kampionin e Konferencës Perëndimore 4-2 me ndeshje.

Ky njëherësh ishte titulli i dytë i kampionit në histori të Milwaukeet.

GiannisAntetokounmpou zgjodh MVP i ndeshjeve finale.

Ai e pati një paraqitje të jashtëzakonshme në ndeshjen vendimtare duke i realizuar plot 50 pikë.

Suns në fakt i fituan dy përballjet e para në shtëpi, duke avancuar 2-0 me ndeshje.

Por, Bucks u rikthyen furishëm duke i fituar katër ndeshjet pasuese.

Kështu, Milwaukee u bë vetëm skuadra e pestë në histori të NBA-së që arrin të bëhet kampion pasi ishte duke humbur 0-2 me ndeshje.

Milwaukee e kishte fituar titullin e parë të kampionit në vitin 1971.

Kurse, Suns nuk janë shpallur kampionë të ligës që nga viti 1968.