Mikja e ngushtë e Djokovicit: Jeta e Novakut do të jetë ferr - Gazeta Express
string(59) "mikja-e-ngushte-e-djokovicit-jeta-e-novakut-do-te-jete-ferr"

Sporte tjera

Gazeta Express

19/01/2022 15:19

Mikja e ngushtë e Djokovicit: Jeta e Novakut do të jetë ferr

Sporte tjera

Gazeta Express

19/01/2022 15:19

Ish-tenistja italiane Flavia Penetta beson se jeta e Novak Djokovicit në tenis do të jetë një ferr i vërtetë, për shkak të qëndrimit të tenistit serb kundër vaksinimit.

Djokovici u dëbua nga Australia të dielën e kaluar, duke e humbur mundësinë për të garuar në turneun grand slam Australian Open, dhe rrezikon të mungojë edhe në grand slamin e radhës French Open në Francë, nëse nuk vaksinohet, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Penetta, e cila e fitoi grand slamin US Open në të njëjtin vit me Djokovicin më 2015, ka thënë se tenisti serb është prekur shumë nga vendimi i Australisë për ta dëbuar.  

“Ai nuk është dashur t’i sfidonte rregullat e rrepta për hyrje në Australisë”, tha Penetta, e cila është mike e ngushtë e 34-vjeçarit.

“Unë mendoj se ai është prekur thellësisht nga kjo. Më siguri ai ka vuajtur shumë nga kjo. Nole është njeri i fortë, por edhe shumë i ndjeshëm”, nënvizoi ajo.

Ndalimi për të luajtur në Australian Open mund të jetë vetëm fillimi për Djokovicin, pasi edhe Franca e ka vendosur një ligj që ndalon hyrjen në vende publik për njerëzit e pavaksinuar.

Djokovic është i pavaksinuar dhe në të kaluarën është shprehur publikisht kundër vaksinës. Penetta beson se serbi nuk do ndërrojë mendjen për vaksinën.

“I pavaksinuar, jeta e tij do të jetë ferr”, vlerësoi ajo.

E pyetur nëse Djokovici do ta ndërrojë mendjen në fund të fundit, Penetta beson që jo: “Ai do t’i qëndrojë besnik besimit të vet, mbase tani më shumë se përpara”./Gazeta Express/