Milani nis kontaktet me Pochettinon - Gazeta Express
string(35) "milani-nis-kontaktet-me-pochettinon"

Futboll

Gazeta Express

28/05/2026 21:41

Milani nis kontaktet me Pochettinon

Futboll

Gazeta Express

28/05/2026 21:41

Mauricio Pochettino pritet të largohet nga kombëtarja e Amerikës pas përfundimit të Kupës së Botës.

Sipas gazetarit italian Nicolò Schira, trajneri argjentinas i është ofruar AC Milan nga një ndërmjetës gjatë orëve të fundit.

Raportohet se tashmë kanë ndodhur kontaktet e para pozitive mes drejtuesve të Milanit dhe Pochettinos, me teknikun argjentinas që është i hapur për të punuar për herë të parë në Serie A.

Milani po vazhdon kërkimet për trajnerin e ri dhe emri i Pochettinos shihet si një profil me eksperiencë të madhe ndërkombëtare, pas aventurave të tij në Angli, Francë dhe tani me kombëtaren amerikane.

Mbetet të shihet nëse kontaktet fillestare do të shndërrohen në negociata konkrete në javët e ardhshme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement