Mikel largohet nga Trabzonspori: S’luaj futboll në këtë kohë, ka gjëra më të rëndësishme në jetë - Gazeta Express
string(93) "mikel-largohet-nga-trabzonspori-sluaj-futboll-ne-kete-kohe-ka-gjera-me-te-rendesishme-ne-jete"

Gazeta Express

18/03/2020 16:51

Mikel largohet nga Trabzonspori: S’luaj futboll në këtë kohë, ka gjëra më të rëndësishme në jetë

Gazeta Express

18/03/2020 16:51

Ish-ylli i Nigerisë dhe Chelseat, John Obi Mikel, e ka lënë Trabzonsporin në bashkëpajtim me klubin, pak ditë pasi publikisht e shprehu shqetësimin përse Superliga e Turqisë po vazhdon t’i zhvillojë ndeshjet, me gjithë përhapjen e shpejtë të pandemisë koronavirus.

Superliga turke është njëra prej pesë ligave që po vazhdon t’i luajë ndeshjet, edhe pse pa praninë e tifozëve në stadiume, transmeton Gazeta Express.

Mikel, 32-vjeç, shkroi në rrjetet sociale se nuk pajtohet aspak me vendimin e ligës elitare turke për të vazhduar me futboll në një kohë të vështirë si kjo.

Ndërkohë, klubi i tij njoftoi më vonë se ai e ka shkëputur kontratën dhe është lojtar i lirë si rrjedhojë.

Sipas Trabzonsporit, Mikel ka hequr dorë nga pagat vetëm e vetëm që të bëhet lojtar i lirë.

Mikel e kishte shkruar të dielën në Instagram këtë mesazh: “Ka gjëra më të rëndësishme në jetë se futbolli. Nuk ndihem rehat dhe nuk dua të luaj futboll në këtë gjendje”.

“Të gjithë duhet të jenë në shtëpitë e veta me familjet dhe me më të dashurit e vet në këtë kohë kritike. Sezoni duhet të ndërpritet sepse bota po përballet me kohëra turbulente”, kishte shkruar ish-kapiteni i Nigerisë./Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement