Mikaile Tmusiq prej më të mirëve të javës në Superligë me vetëm një pikë të shënuar! - Gazeta Express
string(83) "mikaile-tmusiq-prej-me-te-mireve-te-javes-ne-superlige-me-vetem-nje-pike-te-shenuar"

Basketboll

Gazeta Express

26/09/2023 15:04

Mikaile Tmusiq prej më të mirëve të javës në Superligë me vetëm një pikë të shënuar!

Basketboll

Gazeta Express

26/09/2023 15:04

Kurioziteti i javës në basketbollin kosovar vjen nga ndeshja mes Istogut dhe Trepçës.

Mitrovicasit e fituan bindshëm këtë sfidë, ndërsa njëri prej lojtarëve më të mirë të ndeshjes ishte Mikaile Tmusiq, shkruan “Gazeta Express”.

Basketbollisti i Kosovës e kishte indeksin 19, apo të tretin më të mirë nga ana e mitrovicasve, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës.

Sidoqoftë, Tmusiq e shënoi vetëm një pikë në këtë ndeshje, por dha kontribut të madh për bashkëlojtarët.

Mikaile kishte dyshifror të dyfishtë me 11 kërcime e 14 asistime.

Ai shtoi edhe dy topa të vjedhur. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement