“Messi është Argjentina” - Gazeta Express
string(22) "messi-eshte-argjentina"

Botërori 2022

Gazeta Express

07/12/2022 15:39

“Messi është Argjentina”

Botërori 2022

Gazeta Express

07/12/2022 15:39

Legjenda e Brazilit, Dani Alves, thotë që Lionel Messi është në top-formë këtë Botëror por është i fokusuar në çerekfinalen që skuadra e tij do ta luajë kundër Kroacisë

Brazili bëri një paraqitje të mahnitshme kundër Koresë së Jugut në 1/8-ën e finales në Botëror të hënën dhe mbetet rrugës për t’u përballur me Argjentinën në gjysmëfinale. Dani Alves e di së sa e vështirë është të luash kundër ish shokut të tij të skuadrës të Barcelona, Messi, por ka thënë se skuadra e tij duhet të fokusohet në çerekfinale me Kroacinë para se të mendojnë se do të luajnë me Argjentinën.

“Gjithçka ndodh përmes Messi. Gjithçka shkon përmes këmbëve të tij. Mendoj që ai është në  një moment të mirë. Ai është një lojtar që vjen në shprehje në çdo situatë dhe për këtë nuk ka dyshim, sidomos në këtë garë”, tha ai për gazetarët. “Ne nuk mendojmë për gjysmëfinale, për shkak se ne kemi kaluar në çerekfinale, me një skuadër të respektuar si Kroacia, prandaj duhet të fokusohemi në këtë ndeshje. Kroacia ka futbollistë kualitativ dhe ata meritojnë vëmendje 110 për qind”.

Brazili mbetet favorit për ta fituar Botërorin dhe pritet që të përballën me Kroacinë, të cilëve ju deshën penalltitë për ta eliminuar Japoninë nga 1/8 e finales. Skuadra e Tites pastaj mund të përballet me Argjentinën për një vend në finale ku do ta kërkojë hakmarrjen për humbjen në finale të Copa Amerika në stadiumin Maracana.

Brazili shënoi katër gola në një ndeshje të eliminimit direkt në Botëror për herë të parë që nga viti 1998 (e kishte mundur Kilin 4-1), duke shënuar më shumë gola për 36 minuta lojë (4) se sa ata shënuan në fazën e grupeve në tri ndeshje.

Edhe Argjentina edhe Brazili kthehen në aksion gjatë të premtes në Botëror. Skuadra e Tites përballet me Kroacinë, kurse Argjentina do të luajë kundër Holandës. /GazetaExpress/