Mësohet shkalla e lëndimit të Emanuele Ndoj - Gazeta Express
string(43) "mesohet-shkalla-e-lendimit-te-emanuele-ndoj"

Mësohet shkalla e lëndimit të Emanuele Ndoj

Gazeta Express

15/12/2019 12:35

Brescia regjistroi fitoren e dytë radhazi në Serie A, pasi mposhti 3-0 Leccen dhe iu largua fundit të klasifikimit. Por në këtë sfidë Emanuele Ndoj la fushën pas 30 minutash lojë për shkak të një dëmtimi.

Mendohej diçka shumë më serioze për mesfushorin shqiptar, por mesa duket Ndoj është ok, siç e ka konfirmuar edhe trajneri i “dallëndysheve” Eugenio Corini, i cili e ka komentuar kështu zëvendësimin e parakohshëm të lojtarit të dalë nga akademia e Romës.

Lexo Edhe:

“Ndoj ka pasur një problem në kavilje gjatë verës dhe nuk doja ta rrezikoja më shumë. Një mungesë e mundshme e tij, do të na krijonte shumë vështirësi në të ardhmen”, deklaroi Eugenio Corini.