Mesazhi i kapitenit të Kosovës nga Italia: “Rrini në shtëpi, së bashku e kalojmë edhe këtë sfidë” - Gazeta Express
string(93) "mesazhi-i-kapitenit-te-kosoves-nga-italia-rrini-ne-shtepi-se-bashku-e-kalojme-edhe-kete-sfide"

Gazeta Express

16/03/2020 22:05

Mesazhi i kapitenit të Kosovës nga Italia: “Rrini në shtëpi, së bashku e kalojmë edhe këtë sfidë”

Gazeta Express

16/03/2020 22:05

Rrahmani ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të mposhtin koronavirusi.

Virusi vdekjeprurës, COVID-19, është duke u përhapur shpejt nëpër botë.

Vendi më së shumti që është prekur, është Italia, aty ku luajnë shumë lojtar shqiptarë, përmendur edhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.

Rrahmani tash e disa ditë është vet-izoluar në Verona dhe përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar të bëjnë të njëjtën gjë edhe shqiptarët, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të mposhtim virusin e padukshëm COVID-19.

Kosovë ju beje thirrje te rrini ne shtëpi, përmbajuni rregullave. Se bashku e kalojmë edhe këtë sfide?? #RRINESHPI”, ka shkruar Amiri.

Ai ka publikuar disa fotografi të qytetit të Veronës me rruget e sheshet e boshatisura, duke treguar se qytetarët po i përmbahen rregullave atje.

Italia është vendi më i prekur me virusin COVID-19  me afër 25 mijë raste pozitive, derisa numri i të vdekurve ka shkuar 1809.

Tashmë janë anuluar gjitha kampionatet futbollistike, derisa të martën, përmes një video-konference UEFA do të mbajë mbledhje me anëtarët e saj dhe do të vendoset përfundimisht nëse Euro 2020 do të shtyhet për vitin e ardhshëm, shkaku i koronavirusit që ka vënë në alarm gjithë botën. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement