Mendohej se specia e saj ishte zhdukur, luanesha shfaqet për herë të parë pas 20 vitesh - Gazeta Express
string(86) "mendohej-se-specia-e-saj-ishte-zhdukur-luanesha-shfaqet-per-here-te-pare-pas-20-vitesh"

Mistere

Gazeta Express

21/04/2023 23:07

Mendohej se specia e saj ishte zhdukur, luanesha shfaqet për herë të parë pas 20 vitesh

Mistere

Gazeta Express

21/04/2023 23:07

Një luaneshë është pikasur në Chad, ku prej vitesh tashmë besohej se lloji i saj ishte zhdukur. Luanesha u zbulua në Parkun Kombëtar Sena Oura, ku specia e saj nuk ishte parë që nga viti 2004.

Një fotografi e saj u publikua nga një ekip ambientalisësh nga qeveria e Chad-it dhe organizata amerikane Wildlife Conservation Society.

Lexo Edhe:

‘Fotografia tregon një luaneshë të rritur, shumë të shëndetshme, rreth 5 vjeç,’ bëri të ditur drejtuesi i ‘Big Cat Programme’, Luke Hunter për BBC.

 ‘Jam i sigurt që ajo nuk është e vetme,’ shtoi ai.

Fotoja, e kapur nga një kamera e vendosur në zonën e mbrojtur në shkurt, u publikua këtë të enjte.

 ‘Ky është një lajm shumë i mirë pasi femrat drejtuese janë baza e çdo popullate luanësh, dhe ato nuk vërdallisen shumë. Zakonisht jetojnë në zona që kanë pre dhe ku mund t’i rrisin të sigurt të vegjlit e tyre.’

Hunter shtoi gjithashtu se prania e luaneshës është një shenjë e hershme që popullata e tyre po rikuperohet në një park kombëtar ngjitur në Kamerun.

Në vitin 2014, Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Listës së Kuqe të Llojeve të Kërcënuara në Natyrë, vendosi që luanët ishin zhdukur në Sena Oura.