Memli Krasniqi ia jep Albin Kurtit propozimin për datën e zgjedhjeve nga studio e Pressing - Gazeta Express
string(90) "memli-krasniqi-ia-jep-albin-kurtit-propozimin-per-daten-e-zgjedhjeve-nga-studio-e-pressing"

Memli Krasniqi ia jep Albin Kurtit propozimin për datën e zgjedhjeve nga studio e Pressing

Lajme

Gazeta Express

27/03/2024 21:33

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, nga studio e “Pressingut” të T7, ka propozuar 9 qershorin e këtij viti për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

“Unë po e jap një propozim sot për herë të parë. Unë  mendoj që ne do të duhej të merremi vesh me shku në zgjedhje më datën 9 qershor”.

Lexo Edhe:

“Unë besoj që do të ishte një datë e përshtatshme, nga ajo që po thotë edhe Kurti që ne jemi të gatshëm kurdo”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se është pro se para shpërndarjes së Kuvendit të votohen marrëveshjet e rëndësishme ndërkombëtare, për këtë thotë se PDK-ja do t’i jap votat.

Të mërkurën e 27 marsit, PDK-ja e ka prezantuar Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër. /Gazeta Express