Memli Krasniqi: Ferit Idrizi do të jetë kryetar i gjithë vushtrriasve pa dallime politike - Gazeta Express
string(88) "memli-krasniqi-ferit-idrizi-do-te-jete-kryetar-i-gjithe-vushtrriasve-pa-dallime-politike"

Zgjedhjet Lokale 2021

Gazeta Express

13/10/2021 18:32

Memli Krasniqi: Ferit Idrizi do të jetë kryetar i gjithë vushtrriasve pa dallime politike

Zgjedhjet Lokale 2021

Gazeta Express

13/10/2021 18:32

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Vushtrri, ku me kandidatin e kësaj partie për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizin, takuan të rinjtë e qytetit dhe strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka bërë të ditur se në këtë takim kanë diskutuar rreth vizionit të përbashkët dhe programit të PDK-së për qeverisjen e kësaj komune.

“Partia Demokratike e Kosovës është më se e vendosur për të rimarrë përgjegjësitë e qeverisjes në Vushtrri, për ta zhvilluar e për t’ia kthyer perspektivën këtij qyteti, ku gjithçka ka stagnuar dhe degraduar si pasojë e keqqeverisjes. Andaj, më 17 tetor, të gjithë qytetarët, pa dallim, duhet të bashkohen rreth numrit 177 për ta votuar Ferit Idrizin dhe PDK-në, për ta bërë të mundur qeverisjen e Vushtrrisë në mënyrë efikase, transparente dhe llogaridhënëse.”, shkruan Krasniqi.