Melania Trump nuk shkon në fushatë, nuk po ndihet mirë shkaku i COVID-19 - Gazeta Express
string(71) "melania-trump-nuk-shkon-ne-fushate-nuk-po-ndihet-mire-shkaku-i-covid-19"

Melania Trump nuk shkon në fushatë, nuk po ndihet mirë shkaku i COVID-19

Gazeta Express

20/10/2020 23:02

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, ka anuluar paraqitjen e parë në fushatë për shkak të gjendjes së saj shëndetësore pas infektimit me COVID-19.

Ajo kishte thënë se do i bashkohej tubimit të presidentit Donald Trump në Pensilvani, mirëpo në fund ka vendosur të mos shkojë.

Lexo Edhe:

“Zonja Trump vazhdon të ndihet më mirë pas shërimit të saj nga COVID-19, por ka një kollë dhe nuk do të udhëtojë sot”, ka thënë Stephanie Grisham, shefe e stafit të zonjës së parë.

Për dallim nga ajo, bashkëshorti i saj, Donald Trump po merr pjesë në çdo fushatë që po e zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa javë më parë kishte thënë se e ka mposhtur koronavirusin.