Meçi i radhës në Shqipëri? Florian Marku jep lajmin e madh - Gazeta Express
string(57) "meci-i-radhes-ne-shqiperi-florian-marku-jep-lajmin-e-madh"

Sport

Gazeta Express

05/04/2022 23:52

Meçi i radhës në Shqipëri? Florian Marku jep lajmin e madh

Sport

Gazeta Express

05/04/2022 23:52

Boksieri shqiptar, Florian Marku, ka konfirmuar se është në bisedime që meçin e radhës ta zhvillojë në Shqipëri.

29-vjeçari tha se mezi po pret të rikthehet për një ndeshje në Shqipëri dhe ta shoh atmosferën plotë me flamura kuq e zi, shkruan Gazeta Express.

Kujtojmë se ditë më parë promotori i boksit nga “Sky Sports”, Ben Shalom, nuk e përjashtoi mundësinë që të ketë një meç mes Florian Markut dhe Amir Khanit.

Ai gjithashtu nuk e përjashtoi idenë që meçi mes tyre të organizohet në Shqipëri.

Boksieri nga Lushnja së fundmi mbrojti titullin e kampionit në kategorinë velter në IBF, pasi fitoi me nok-aut ndaj Chris Jenkinsit.

Menjëherë pas këtij meçi, Marku e kërkoi meçin ndaj Amir Khanit.

Mbetet të shihet në vazhdim se cili do të jetë kundërshtari i radhës i boksierit shqiptar dhe se ku do të zhvillohet meçi i tij i radhës. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement