Me shumë kthesa në rezultat, Barcelona e fiton ndeshjen e parë ndaj PSG-së - Gazeta Express
string(73) "me-shume-kthesa-ne-rezultat-barcelona-e-fiton-ndeshjen-e-pare-ndaj-psg-se"

Futboll

Gazeta Express

10/04/2024 22:56

Me shumë kthesa në rezultat, Barcelona e fiton ndeshjen e parë ndaj PSG-së

Futboll

Gazeta Express

10/04/2024 22:56

Barcelona ka arritur të shënojë një fitore të madhe sonte.

Katalonasit triumfuan 2:3 në ndeshjen e parë cerekfinale ndaj Paris Saint-Germain në “Parkun e Princave”.

Lexo Edhe:

Ishte një ndeshje që pati shumë kthesa në rezultat, me mysafirët që kaluan të parët në epërsi nëpërmjet Raphinhas në minutën e 37-të.

Fillimi i pjesës së dytë ishte i zjarrtë për parisienët, shkruan Gazeta Express.

Dembele në të 48-tën dhe Vitinha tre minuta më pas shënuan për ta përmbysur rezultatin.

Megjithatë, Barcelona gjeti forcën për ta rikthyer epërsinë.

Raphinha shënoi sërish në minutën e 62-të, pas një asisti maestral nga Pedri, një minutë pas inkaudrimit në lojë.

E në minutën e 77-të, Christensen shënoi me kokë, dy minuta pasi hyri në fushë.

Kjo është një fitore e madhe për Barcelonën, pasi që ndeshja e kthimit pas gjashtë ditësh zhvillohet në shtëpinë e tyre.