Me Përparim Ramën, Prishtina do të jetë e Pastër dhe e Gjelbër - Gazeta Express
string(61) "me-perparim-ramen-prishtina-do-te-jete-e-paster-dhe-e-gjelber"

Zgjedhjet Lokale 2021

Gazeta Express

05/10/2021 11:33

Me Përparim Ramën, Prishtina do të jetë e Pastër dhe e Gjelbër

Zgjedhjet Lokale 2021

Gazeta Express

05/10/2021 11:33

Kandidati i LDK-së për Kuvendin Komunal të Prishtinës, Alban Zogaj, ka shpalosur programin për Prishtinën e Gjelbër. Sipas tij, sot qyteti ynë karakterizohet me rrugë të papastërta, me mbeturina gjithandej, dhe me ajër të ndotur, i cili shpeshherë ka bërë që të njihemi si një ndër qytetet më të ndotura në botë. Një ndër tri shtyllat kryesore të programit të LDK-së është Prishtina qytet i pastër dhe i gjelbër.

Zhvillimi i hovshëm i qytetit, i karakterizuar me mungesë të menaxhimit të mirëfilltë të proceseve, në bazë të planeve rregullative të zonave të caktuara të qytetit, ka ndikuar negativisht në ambientin ku jetojmë e veprojmë. Secilit zhvillim duhet t’i paraprijë një plan i mirëfilltë ku krijimi i vlerës shoqërore është parametri kryesor, e kjo karakterizohet me balanc në mes të zonave të gjelbërta, parqeve, hapësirave publike, dhe sigurisë, në të cilat qytetari e ndien vehten të lirë, pozitiv, e të mbushur me vetëbesim.

Për të përmirësuar këtë problem, Zogaj thekson se do të orientohet trafiku jashtë qendrës, dhe do te reduktohet numri i automjeteve që qarkullojnë në zonat e qytetit me ngarkesë të lartë. Do të lidhen zonat e gjelbërta përmes krijimit të korridorëve të gjelbërt, të cilët do t’u mundësojnë qytetarëve tanë lëvizje nga një pikë e qytetit në tjetrën, kryesisht përmes korridorëve që janë të gjelbërt, të pastërt, dhe të sigurtë për këmbësorë e transport alternativ, si biçikleta e trotineta motorik. Do te mbjellen shiritet e gjelbërta në çdo lagje, te cilet do të përbëhen nga bimë të kultivuara në zhordinjer/sistem gypor me sistem ujitje,

e të cilat do të zbukurojnë lagjet si dhe freskojnë dhe pastrojnë ajrin. Do te rritet numri i autobusëve urbanë me lirim të ulët të gazrave. Dhe, do te riorganizohet rrjeti i grumbullimit të mbeturinave. Zogaj theksoi se do te ndahet qyteti i Prishtines në pesë zona për menaxhim të mbeturinave. Do te behet, riorganizimi i tërë rrjetit te grumbullimit dhe menaxhimit të mbeturinave, duke investuar në rritje të kapaciteteve, grumbullim sipas nevojës dhe jo sipas orareve të paracaktuara dhe do te përcaktojmë orare të sakta të grumbullimit të mbeturinave kolektive dhe atyre derë më derë. Gjithashtu, do te shtojmë numrin e kontejnerëve dhe pikave grumbulluese.