“Me ndihmën e përzemërt të bashkësisë ndërkombëtare”, Bërnabiq flet për zgjedhjet në Kosovë - Gazeta Express
string(88) "me-ndihmen-e-perzemert-te-bashkesise-nderkombetare-bernabiq-flet-per-zgjedhjet-ne-kosove"

“Me ndihmën e përzemërt të bashkësisë ndërkombëtare”, Bërnabiq flet për zgjedhjet në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

21/04/2023 13:35

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, është pyetur për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës.

Ajo ‘vajtoi’ demokracinë, derisa tha se ato po mbahen me “ndihmën e përzemërt të bashkësisë ndërkombëtare”.

Lexo Edhe:

Bërnabiq tha se “s’ka demokraci” meqë këto zgjedhje po organizohen nga, siç i quan ajo, “institucionet e përkohshme në Prishtinë”.

“Zgjedhjet janë muzgu i fundit i demokracisë dhe çdo pamje të sundimit të ligjit në territorin e Kosovës dhe Metohisë pasi që janë drejtuar nga institucionet e përkohshme në Prishtinë, me ndihmën e përzemërt të bashkësisë ndërkombëtare. Madje jam disi e lumtur, sepse më në fund është fundi i një sharade që ne e kemi parë për disa vite më herët”, u tha Bërnabiq gazetarëve në Dublin, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.