Është mbajtur koncerti i Korit të Filharmonisë së Kosovës, nën dirigjimin e Hajrullah Sylës, të enjten mbrëma në Prishtinë.
Para publikut, Kori ka interpretuar një repertor nga muzika baroke deri te ajo bashkëkohore. Gjithashtu, u shënua 65-vjetori i vdekjes së kompozitorit pejan, Halit Kasapolli.
Korit iu bashkua edhe Ansambli Harkor i Filharmonisë në interpretimin e premierës së veprës ‘Like the Touch of Rain’ nga H. Syla derisa në koncert dominuan veprat nga kompozitorët amerikanë si Rawn Harbor, Eric Whitacre dhe Lauren Biggs.
Koncerti i radhës i Filharmonisë së Kosovës do të mbahet më 25 maj 2024 në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit prej orës 20:00. Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të dirigjohet nga Antoine Marguier me pjesëmarrjen e pianistit francez François Dumont.
Koncerti organizohet në bashkëpunim me Chopin Piano Fest.