McTominay po i ‘maskon’ vështirësitë e sulmuesve të Napolit, që i kushtuan klubit 143 milionë euro - Gazeta Express
string(95) "mctominay-po-i-maskon-veshtiresite-e-sulmuesve-te-napolit-qe-i-kushtuan-klubit-143-milione-euro"

Futboll

Gazeta Express

21/04/2026 19:10

McTominay po i ‘maskon’ vështirësitë e sulmuesve të Napolit, që i kushtuan klubit 143 milionë euro

Futboll

Gazeta Express

21/04/2026 19:10

Scott McTominay ka shënuar 20 gola në Serie A në dy sezonet e tij të para me Napolin, duke kompensuar vështirësitë e sulmuesve të “Partenopei” nën drejtimin e Antonio Contes.

Napoli ka shënuar vetëm 48 gola në Serie A këtë sezon, ndërsa golashënuesi më i mirë i ekipit në kampionat është ish-lojtari i Manchester Unitedit, Rasmus Hojlund, me 10 gola në 28 ndeshje.

Prodhimi ofensiv i Napolit nuk është në nivelin e viteve të kaluara, sidomos gjatë periudhave të Maurizio Sarrit dhe Luciano Spallettit.

Mesatarisht, ekipi ka shënuar 1.45 gola për ndeshje këtë sezon, 0.10 më pak se sezonin e kaluar, pavarësisht investimeve të mëdha në sulm.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Napoli ka shpenzuar rreth 143.5 milionë euro për lojtarë ofensivë në dy vitet e fundit, përfshirë: Romelu Lukakun (30 milionë €), David Neres (30 milionë €), Lorenzo Lucca (35 milionë €) dhe Noa Lang (28 milionë €).

Megjithatë, kontributi i tyre në gola nuk ka qenë në përputhje me investimin e bërë.

Nga ana tjetër, McTominay ka qenë një nga surprizat më të mëdha pozitive të Napolit që prej transferimit nga Manchester United në vitin 2024, duke shënuar gjithsej 20 gola në Serie A (12 në sezonin 2024-25 dhe 8 në sezonin aktual) me fanellën e Napolit në “Stadio Diego Armando Maradona”./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement