Mateo dhe Brikena pas BBV: “Projektet do i mbajmë sekret” - Gazeta Express
string(54) "mateo-dhe-brikena-pas-bbv-projektet-do-i-mbajme-sekret"

Yjet

Gazeta Express

21/04/2026 20:33

Mateo dhe Brikena pas BBV: “Projektet do i mbajmë sekret”

Yjet

Gazeta Express

21/04/2026 20:33

Çifti i njohur i krijuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Mateo dhe Brikena, kanë folur për herë të parë pas daljes nga formati, në një intervistë për Top Channel, ku ndanë emocionet e eksperiencës dhe planet e tyre të ardhshme.

Të pranishëm në “after-party”-n e spektaklit, ata u shfaqën së bashku, duke konfirmuar vazhdimin e marrëdhënies edhe jashtë shtëpisë.

“Kjo është festa e Top Channel, jo festa jonë, por jemi shumë të gëzuar që po festojmë me gjithë produksionin që na dha mundësinë të bëhemi pjesë,” u shpreh Mateo.

Nga ana tjetër, Brikena theksoi mirënjohjen për rrugëtimin e saj në spektakël:

“Jam shumë mirënjohëse për këtë eksperiencë dhe mezi e kam pritur këtë festë, për të lënë pas debatet dhe për të festuar bashkë me të gjithë,” tha ajo.

Në një moment humoristik gjatë intervistës, gazetarja e Top Channel e pyeti çiftin nëse kishin ardhur së bashku dhe nëse dikush ishte vonuar.

“Patjetër që po kemi ardhur bashkë,” u përgjigj Mateo, ndërsa Brikena shtoi me batutë: “Në fakt u vonua Mateo.”

Duke folur për ditët pas daljes nga shtëpia, Mateo tregoi se përballja me realitetin jashtë ka qenë intensive:

“Kontaktet e para ishin me fansat që në studio. Kam kaluar pjesën më të madhe të kohës me familjen dhe nuk kam parë shumë nga çfarë është folur në rrjet. Jam shumë i lumtur për mbështetjen e publikut. Mendoj se kjo është fitorja ime më e madhe pas Brikenës,” u shpreh ai.

Ndërkohë, Brikena dha një përkufizim të thjeshtë për marrëdhënien:

“Partneri i duhur duhet të jetë fansi më i madh,” tha ajo.

Sa i përket projekteve të ardhshme, çifti preferoi të ruajë misterin.

“Projektet e reja nuk i zbulojmë, sepse ndryshe nuk realizohen. Do i mbajmë sekret, ka shumë gjëra që besojmë se do priten shumë mirë,” deklaroi Brikena.

Mateo e mbylli me një fjali të shkurtër, por domethënëse: “Coming soon.” /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement