Opinionistët e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi, kanë folur për Top Channel pas përfundimit të spektaklit, duke ndarë përshtypjet për sezonin dhe duke lënë të hapur mundësinë e rikthimit.
Të pyetur nga gazetarja Sara Hila nëse do të jenë sërish bashkë në edicionin e ardhshëm, Kryemadhi dha një përgjigje të prerë:
“Ne kemi qenë gjithmonë bashkë, nuk ka rëndësi çfarë ndodh vitin tjetër.”
“Gjithmonë në festë pas çdo prime-i”
Duke reflektuar mbi përvojën e tyre në program, Monika Kryemadhi u shpreh shkurt:
“Ne jemi gjithmonë në festë.”
Ndërsa Arbër Hajdari shtoi me humor dinamikën e javëve të transmetimit:
“Pas çdo të shtune ne kemi festuar të dielën. Edhe të martat shkonim të mërkurën. E mërkura pink. Gjithmonë.”
Audiencë e lartë dhe sezon i fortë
Hajdari vlerësoi gjithashtu suksesin e formatit dhe interesin e publikut:
“Me sa mora vesh unë, kemi dalë të parët me klikime në YouTube. Në pesë vite ka qenë një audiencë e jashtëzakonshme. Big Brother është spektakël i bukur, me emocione dhe histori njerëzore të ndryshme. Këtë vit gara ka qenë shumë e fortë.”
Kryemadhi u ndal te intensiteti emocional i këtij edicioni:
“Ka qenë e fortë, por edhe emocionet që prodhoheshin nga vetë shtëpia…,” u shpreh ajo.
“Për ne Big Brother ka mbaruar”
Në fund të intervistës, Arbër Hajdari theksoi atmosferën pozitive mes ekipit:
“Edhe Mona pastaj… me prezencën e Monës nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Për ne Big Brother ka mbaruar dhe jemi gati t’i puthim në faqe një nga një të gjithë.”
Kryemadhi e mbylli me të njëjtin ton:
“Edhe me dashuri të madhe.”
Pavarësisht pyetjes për edicionin e ardhshëm, të dy opinionistët lanë të kuptohet se bashkëpunimi i tyre mbetet i pandryshuar. /GazetaExpress/
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Dortmund – Prishtinë, si...