“Ishulli i Piratit”: Tifozët e Mallorcës e nderojnë Muriqin me koreografi - Gazeta Express
string(70) "ishulli-i-piratit-tifozet-e-mallorces-e-nderojne-muriqin-me-koreografi"

Futboll

Gazeta Express

21/04/2026 19:40

“Ishulli i Piratit”: Tifozët e Mallorcës e nderojnë Muriqin me koreografi

Futboll

Gazeta Express

21/04/2026 19:40

Mallorca po i bën konak Valencias në “Son Moix” këtë të martë, në ndeshjen që po luhet në kuadër të xhiros së 33-të në La Liga.

Në këtë ndeshje po luan edhe ylli i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili mbronë ngjyrat e fanellës së Mallorcës.

Para nisjes së ndeshjes, Muriqi është nderuar nga tifozët e klubit të tij.

Përkrahësit e Mallorcës shpalosën një koreografi, me fytyrën e Vedat Muriqit, dhe me një mbishkrim të veçantë.

“Ishulli i Piratit” shkruhej në atë koreografi ose “Isla Pirata” në spanjollisht.

Muriqi këtë sezon po shkëlqen me fanellën e Mallorcës, duke shënuar 21 gola në La Liga këtë edicion, me vetëm Kylian Mbappen që ka më shumë se ai (23).

Ai së fundmi u bë edhe golashënuesi më i mirë në historinë e Mallorcës në La Liga, duke e kaluar legjendën e klubit, Samuel Eto’o./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement