Mbyllet baras pjesa e parë në ndeshjen Suedi - Shqipëri - Gazeta Express
string(53) "mbyllet-baras-pjesa-e-pare-ne-ndeshjen-suedi-shqiperi"

Mbyllet baras pjesa e parë në ndeshjen Suedi – Shqipëri

Sport

Gazeta Express

25/03/2024 19:48

Ka përfunduar baras pjesa e parë në miqësoren mes Suedisë dhe Shqipërisë.

45 minutat të kësaj sfide u mbyllën pa gola, pavarësisht se të dy ekipet kombëtare kishin disa raste shënimi, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Armando Broja (24’) gjeti golin, por që u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Në këtë pjesëlojë vlen të theksohet edhe paraqitja e mirë e Thomas Strakoshës, i cili pati dy pritje vendimtare.

Kjo ndeshje është duke u zhvilluar në stadiumin “Friends Arena” në Stokholm.

/Gazeta Express/