Mbyllen zyrat e Gjendjes Civile në Vlorë, punonjësja del pozitive me covid19 - Gazeta Express
string(75) "mbyllen-zyrat-e-gjendjes-civile-ne-vlore-punonjesja-del-pozitive-me-covid19"

Mbyllen zyrat e Gjendjes Civile në Vlorë, punonjësja del pozitive me covid19

Gazeta Express

15/07/2020 18:37

Zyrat e gjendjes civile në Vlorë janë mbyllur pasi një punonjëse ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Pas boshatisjes nga punonjësit, zyrat janë dezinfektuar dhe nuk dihet se sa kohë do të qëndrojnë të mbyllura.

Lexo Edhe:

Tashmë pritet që epidemiologët të bëjnë gjurmimin e kontakteve.

Raportohet se punonjësja e gjendjes civile ishte një ndër tre rastet e reja të raportuara sot në Vlorë nga Ministria e Shëndetësisë, por nuk dihet ende se ku mund ta ketë marrë virusin.