“Mbrojtja e trurit të fëmijëve është prioritet”, Como e ndalon goditjen e topit me kokë për të vegjlit - Gazeta Express
string(99) "mbrojtja-e-trurit-te-femijeve-eshte-prioritet-como-e-ndalon-goditjen-e-topit-me-koke-per-te-vegjlit"

Sport

Gazeta Express

27/07/2026 9:11

“Mbrojtja e trurit të fëmijëve është prioritet”, Como e ndalon goditjen e topit me kokë për të vegjlit

Sport

Gazeta Express

27/07/2026 9:11

Raphaël Varane ka qenë prej kohësh njëri nga zërat më të fortë në futboll për mbrojtjen e shëndetit të lojtarëve, veçanërisht të më të rinjve.

Ish-mbrojtësi francez, sot ambasador dhe anëtar i Bordit të Edukimit te Como 1907, e ka shtyrë klubin italian ta ndërmarrë një hap të rëndësishëm për t’i kufizuar goditjet me kokë në akademinë e tij, shkruan “Tuttomercatoweb”, përcjell “Gazeta Express”.

Në lidhje me këtë temë ka folur edhe mjeku i Comos, Marco Bizzarri, i cili shpjegoi se mbrojtja e trurit të fëmijëve është në qendër të këtij projekti.

“Për Raphaël Varanen kjo është një çështje shumë e rëndësishme. Ai e ka përjetuar futbollin në nivelin më të lartë dhe e di se çfarë ndikimi mund të kenë goditjet e përsëritura me kokë. Prioriteti ynë është shëndeti i fëmijëve dhe reduktimi i çdo rreziku të panevojshëm për trurin e tyre”, deklaroi ai.

Sipas mjekut, studimet më të fundit tregojnë se truri i fëmijëve është ende në zhvillim dhe për këtë arsye duhet të mbrohet sa më shumë nga goditjet e përsëritura.

Pikërisht për këtë arsye Como ka vendosur rregulla të reja për ekipet e moshave.

Për ekipet U-10 dhe U-11 nuk do të lejohen fare goditjet me kokë në stërvitje apo ndeshje.

Te U-12 ato do të mësohen vetëm një herë në muaj, me top të lehtë dhe me maksimum pesë goditje për seancë, ndërsa te U-13 do të ketë vetëm një seancë në javë me të njëjtin kufizim prej pesë goditjesh dhe nuk do të lejohen goditjet me kokë gjatë ndeshjeve.

Klubi beson se kjo qasje jo vetëm që do ta mbrojë shëndetin e futbollistëve të rinj, por edhe do të ndihmojë në zhvillimin më të mirë teknik, duke i nxitur ata të luajnë më shumë me topin në tokë dhe ta përmirësojnë vendimmarrjen gjatë lojës. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement