Mbi 3 mijë raste të reja me COVID-19 në Gjermani - Gazeta Express
string(48) "mbi-3-mije-raste-te-reja-me-covid-19-ne-gjermani"

Mbi 3 mijë raste të reja me COVID-19 në Gjermani

Lajme

Gazeta Express

19/01/2021 18:06

Mbi 3 mijë raste të reja të infektuara me COVID-19 dhe 400 viktima janë regjistruar në Gjermani në 24 orët e fundit.

3 mijë e 136 raste të reja të infektuara me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Gjermani, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Gjatë kësaj kohe, sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, janë regjistruar edhe 400 viktima.

Gjermania radhitet e 10’ta në botë për nga numri më i madh i të infektuarve, me gjithsej 2 milionë e 62 mijë e 450 raste dhe 48 mijë e 505 viktima

Deri tani në këtë shtet janë shëruar nga COVID-19, 1 milionë e 716 mijë e 200 persona, ndërsa raste aktive me të janë edhe 297 mijë e 745.

Gjermania deri tani ka kryer 36 milionë e 353 mijë e 196 testime për COVID-19./Express/