Mbështetje e fuqishme sllovene për Konferencën e parë ndërqeveritare, kreu shtetëror i bindur se është i mundur kompromisi - Gazeta Express
string(121) "mbeshtetje-e-fuqishme-sllovene-per-konferencen-e-pare-nderqeveritare-kreu-shteteror-i-bindur-se-eshte-i-mundur-kompromisi"

Mbështetje e fuqishme sllovene për Konferencën e parë ndërqeveritare, kreu shtetëror i bindur se është i mundur kompromisi

Gazeta Express

26/09/2020 11:41

Mbështetje të fuqishme sllovene për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare, e cila shënon fillimin e bisedimeve për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut me BE-në deri në fund të këtij viti dje shfaqi shefi i shtetit slloven Borut Pahor, i cili po qëndron për vizitë dyditore zyrtare në vend.

Pahor pas takimit me nikoqirin e tij, presidentin e RMV-së, Stevo Pendarovski porositi se Konferenca ndërqeveritare duhet të mbahet menjëherë pa shtyrje dhe se ky është rasti të cilin BE-ja nuk guxon ta humbë. Konferenca nuk guxon të shtyhet sepse kjo mund të shkaktojë inerci të gjithë procesit i cili pastaj do të zgjaste një kohë të gjatë, e kjo, theksoi, do t’i rrezikojë interesat e Maqedonisë së Veriut, të rajonit dhe të BE-së.

Lexo Edhe:

“Vizita ime këtu nuk është e rastësishme, nuk është rastësi as koha e vizitës. E zgjodha sepse dua si një nga 27 shtetet e BE-së të theksoj se tani është mundësia e vërtetë që të mos shtyhet konferenca ndërqeveritare e Maqedonisë së Veriut me Komisionin Evropian. E kuptoj se disa vende fqinje kanë hamendje, por dua që haptas dhe qartë të them se tani është koha e duhur për solidaritet ndërmjet anëtareve të BE-së dhe për gjithë solidaritetin diplomatik që të bëjë gjithçka që konferenca ndërqeveritare të fillojë pa shtyrje. Sllovenia tani nuk i bën thirrje Brukselit që të bëjë hap, por vetëm këtu, në Shkup, veçanërisht të them vetëm për një shtet, sepse ende vlen qasja individuale”, potencoi Pahori në konferencën e përbashkët me Pendarovskin.

Ai i bëri thirrje Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë që të gjejnë zgjidhje kompromisi nëse kanë keqkuptime, por kjo të mos e sjellë në pikëpyetje mbajtjen e konferencës ndërqeveritare. Sfida, shtoi, është shumë e madhe, por me diplomaci të shkathtë dhe vendim të fuqishëm të respektohen marrëveshjet e arritura, mund të zgjidhet.

“Kur bllokoni marrëveshje bëhet politikisht më e vështirë të gjendet kompromis”, tha presidenti slloven dhe shtoi “të dyja shtetet të gjejnë zgjidhje sa më shpejtë sepse shtyrja do të nënkuptonte detyrë shumë të rëndë për gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme”.

Pahori edhe një fjalimin e tij para deputetëve në Kuvend e përsëriti porosinë se nuk duhet të ketë shtyrje të Konferencës ndërqeveritare.

Presidenti Pendarovski, është decid se vendi është i hapur për kompromis me Bullgarinë.

“Nuk mundem që tani të them çfarë kompromisi do të jetë. Ai është proces që rrjedhë. Por, të jeni të bindur se të gjithë që jemi në ndonjë kapacitet politikisht në këtë anë, tek ne, në vendin tonë, nuk do të lejojmë ai kompromis i ardhshëm pas disa pikash nga deklarata t’i çrregullojë interesat tona nacionale dhe shtetërore. Mendoj se e kemi të qartë se cilat janë linjat tona të kuqe, shumë shpesh edhe janë thënë publikisht”, potencoi Pendarovski.

Deri në këtë moment, tha, nuk ekziston pozicion zyrtar i Bullgarisë me të cilin kërkohet shtyrje e konferencës së parë ndërqeveritare. Pendarovski shfaqi bindje të fuqishme se “miqtë tanë bullgarë nuk do të lejojnë të bllokohemi në dhjetor”.

Edhe kryeministri Zoran Zaev shfaqi bindje se me Bullgarinë do të gjendet zgjidhje me të cilën të dyja palët do të jenë të lumtura dhe tha se Bullgaria i mbështet proceset eurointegruese të vendit.

“Besoj se ne si kryeministra ashtu edhe ministrat tanë do të kujdesemi që në fund të fundit të biem dakord dhe të gjejmë një zgjidhje ku të dyja palët do të jenë të lumtura, do të vazhdojmë përmes atyre zgjidhjeve për të promovuar dhe forcuar miqësinë dhe bashkëpunimin e mirë midis dy vendeve”, tha Zaevi.

Ai përsëriti se planifikon të bëjë vizitën e tij të parë zyrtare në Bullgari si kryeministër në mandatin e tij të dytë., por jo pas Procesit të Berlinit, ku nikoqirë të përbashkët janë Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria në Sofje.

Në kuadër të debatit publik te fqinji jonë lindor, Kiril Iliev, historian nga Instituti për studime ballkanike pranë Akademisë bullgare të Shkencave, vlerësoi se Bullgaria mund të mbetet vetë në kontestin me Maqedoninë e Veriut.

Iliev në një deklaratë për TV Blumberg, duke e komentuar pozitën bullgare ndaj Shkupit dhe qëndrimin e Gjermanisë si kryesues aktual me BE-në de nuk duhet të parashtrohen kritere të reja, thotë se Bullgaria nuk ka koncept të qartë për qëllimet që dëshiron t’i arrijë në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut.

Çështja e Konferencës së parë ndërqeveritare përsëri u hap pasi periudhën e kaluar pas dërgimit të memorandumit bullgar shpjegues deri te vendet anëtare me të cilin në vihen në pikëpyetje identiteti kombëtar maqedonas dhe gjuha maqedonase erdhi deri te shtrëngimi i marrëdhënieve në relacionin Sofje-Shkup.

Kryeministri Zaev shfaqi pritje se diskutimi për kornizën e bisedimeve në Bruksel do të ketë përfundim të suksesshëm të Këshillit për Çështje të Përgjithshme më 10 nëntor pas çka, siç theksoi, do të jetë reale që të presim mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare në dhjetor.