Mbappe i lënduar, Reali njofton për gjendjen e yllit francez - Gazeta Express
string(59) "mbappe-i-lenduar-reali-njofton-per-gjendjen-e-yllit-francez"

Futboll

Gazeta Express

27/04/2026 13:16

Mbappe i lënduar, Reali njofton për gjendjen e yllit francez

Futboll

Gazeta Express

27/04/2026 13:16

Real Madridi ka njoftuar se Kylian Mbappe i është nënshtruar sot vizitave mjekësore, ndërsa është vërtetuar një tërheqje muskulore e yllit francez.

Nuk dihet ende se kur do të rikthehet në fushën e blertë njëri prej lojtarëve kryesorë të “Los Blancos”, shkruan “Gazeta Express”.

“Rapoirti mjekësor i Mbappes: Pas ekzaminimeve të kryera sot ndaj lojtarit tonë Kylian Mbappé nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, është diagnostikuar një dëmtim në muskulin semitendinoz të këmbës së majtë. Gjendja e tij mbetet në vëzhgim dhe në varësi të ecurisë së rikuperimit.”

Përkundër sezonit fantastik që e kaloi ish-futbollisti i Monacos dhe i Paris Saint-Germainit, Real Madridi po e mbyllë një sezon të dështuar dhe për t’u harruar, pa fituar trofe të rëndësishëm, për të dytin vit me radhë sipas të gjitha gjasave. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement