Man Utd e ka gati ofertën 52 milionëshe për Leaon - Gazeta Express
string(49) "man-utd-e-ka-gati-oferten-52-milioneshe-per-leaon"

Sport

Gazeta Express

27/04/2026 14:33

Man Utd e ka gati ofertën 52 milionëshe për Leaon

Sport

Gazeta Express

27/04/2026 14:33

Manchester United e ka intensifikuar interesimin për sulmuesin e Milanit, Rafael Leao duke i dërguar skautët e klubit për ta ndjekur nga afër në Serie A, ndërsa “Djajtë e Kuq” po e përgatitin një ofertë prej rreth 52 milionë eurosh për transferimin e tij.

Sipas raportimeve, drejtuesit e United kanë qenë të pranishëm në San Siro për ta vëzhguar nga afër performancën e lojtarit, i cili në sezonet e fundit është kthyer në një nga emrat më të rëndësishëm të skuadrës milanezë, përcjell “Gazeta Express”.

Klubi anglez po kërkon ta forcojë repartin ofanziv për sezonin e ardhshëm dhe e sheh përfaqësuesin portugez si një profil ideal për të shtuar cilësi dhe kreativitet në sulm.

Milani, nga ana e tij, nuk e konsideron më lojtarin si të pashitshëm dhe është i hapur për oferta nëse ato e arrijnë shifrën e kërkuar.

Interesi nuk është i ri, pasi disa klube të Premierligës kanë pyetur edhe më herët për situatën e tij, por tani Manchester United duket më konkret në lëvizjet e tij.

Megjithatë, ende nuk ka një ofertë zyrtare, por vetëm kontakte dhe vëzhgime fillestare, ndërsa gara për transferimin e tij pritet të intensifikohet gjatë verës.

Nëse realizohet marrëveshja, ky do të ishte një nga transferimet më të rëndësishme të afatit kalimtar veror mes Premierligës dhe Serie A këtë verë. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement