Mastersi i Dohas: Loriana Kuka kalon në çerekfinale, pas fitores kundër francezes - Gazeta Express
string(79) "mastersi-i-dohas-loriana-kuka-kalon-ne-cerekfinale-pas-fitores-kunder-francezes"

Mastersi i Dohas: Loriana Kuka kalon në çerekfinale, pas fitores kundër francezes

Sporte tjera

Gazeta Express

13/01/2021 10:01

Loriana Kuka ka kaluar në çerekfinale të Mastersit të Dohas, pasi e mposhti xhudisten nga Franca, Audrey Tcheumeo, të mërkurën në mëngjes.

Xhudistja kosovare Kuka vuajti shumë dhe iu desh të djersitet mirë për ta fituar luftën e rrethit të dytë në kategorinë deri në 78 kilogramë kundër xhudistes franceze, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pas një lufte pasive në kohën e rregullt nga të dy luftëtaret, 23-vjeçarja nga Peja fitoi me ippon në kohën shtesë (Golden Score).  

Në çerekfinale, Kuka do të përballet me japonezen Shori Hamada.

Ajo do të kërkojë ta bëjë atë që e bënë bashkatdhetaret e veta Distria Krasniqi, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, dhe t’i sjellë Kosovës medalje nga Katari.

Kosova i fitoi tri medalje në ditën e parë të Mastersit të Dohas.

Krasniqi e fitoi medaljen e artë, ndërsa Kelmendi dhe Gjakova i fituan të bronztat.

Dje garoi edhe Akil Gjakova, i cili megjithatë dështoi në përpjekjet e tij për të fituar medalje. /Gazeta Express/