Mastersi i Dohas: Akil Gjakova e mposht rusin, kalon në rrethin e tretë - Gazeta Express
string(69) "mastersi-i-dohas-akil-gjakova-e-mposht-rusin-kalon-ne-rrethin-e-trete"

Sporte tjera

Gazeta Express

12/01/2021 11:16

Mastersi i Dohas: Akil Gjakova e mposht rusin, kalon në rrethin e tretë

Sporte tjera

Gazeta Express

12/01/2021 11:16

Akil Gjakova ka kaluar në rrethin e tretë të Mastersit të Dohas, pas fitores kundër xhudistit rus Denis Iartcev.

Xhudisti kosovar Gjakova ka mbetur në garë për medalje në kategorinë deri në 73 kilogramë në Mastersin e Dohas në Katar, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pas një lufte të barabartë pothuajse tërë kohën, 25-vjeçari nga Peja e zuri përfundi rusin dhe e shtrëngoi në qafë duke mos e lëshuar derisa në rënien e gongut.

Kjo ia siguroi Gjakovës triumfin dhe kalimin në rrethin e tretë, ku përballë do ta ketë xhudistin nga Kazakistani Zhansay Smagulov.

Më herët në rrethin e parë, kosovari e mposhti Somon Makhmadbekovin.

Gjakova do të kërkojë ta bëjë atë që e bënë bashkatdhetaret e veta Distria Krasniqi, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, dhe t’i sjellë Kosovës medalje nga Katari.

Kosova i fitoi tri medalje në ditën e parë të Mastersit të Dohas.

Krasniqi e fitoi medaljen e artë, ndërsa Kelmendi dhe Gjakova i fituan të bronztat. 

Ndërkohë, gara në Doha do të bëjë edhe Loriana Kuka të mërkurën. /Gazeta Express/