“Maskara, ti më përndjek mua”- Këngëtarja Irini Qirjako tregon si e ndiqte bashkëshorti xheloz - Gazeta Express
string(90) "maskara-ti-me-perndjek-mua-kengetarja-irini-qirjako-tregon-si-e-ndiqte-bashkeshorti-xheloz"

Gazeta Express

15/05/2020 14:05

“Maskara, ti më përndjek mua”- Këngëtarja Irini Qirjako tregon si e ndiqte bashkëshorti xheloz

Gazeta Express

15/05/2020 14:05

Këngëtarja Irina Qirjako ka bërë një rrëfim të veçantë për jetën e saj personale. Ajo ka folur për jetën private dhe marrëdhënien me bashkëshortin, duke treguar një nga momentet kur ai u bë xheloz për të.

Këngëtarja u shpreh në një prej rasteve ai e kishte përndjekur dhe zbuloi si reagoi ndaj tij.

Lexo Edhe:

“Në fillim kur u futa në amsambël ishte meraku i madh, mbaj mend kur u nisa, unë e kisha shtëpinë tek Shallvaret, dhe nisesha çdo mëngjes për në punë në Teatrin e Operas. Kur po kthehesha një ditë më pyet: Nga erdhe ti? Nga cila rrugë? Më thuaj tamam rrugën nga erdhe? Pse i thash, ti më ke ndjekur mua? Maskara! Ti të më ndjekësh mua? Më hypën nervat, u zumë u bëmë dhe pastaj kaloi!”- tha ajo.

Irini Qirjako rrëfeu edhe momentin kur një fans e ndiqte nga pas dhe ishte bashkëshorti i tij me kunetërit që e shpëtuan.

“Në vitet 93, 94 diçka e tillë, mbaj mend që ishte një fans i çmendur, mbante gazeta përpara dhe më gjëmonte nga mbrapa. Unë vrapoja dhe ikja. Kur i thashë tim shoqi dhe kunetërve, u zhduk. Iku me vrap,”- tregoi këngëtarja.

Ndërsa foli edhe për momentin e tmerrshëm kur ra në greminë së bashku me vajzën e saj në vitin ’92 kur u nis me vajzën, në atë moshë 7 vjeçe për të udhëtuar drejt Greqisë për të takuar bashkëshortin.

“Në ’92 do shkoja në Greqi dhe gabimi fatal i imi ishte se mora edhe vajzën, e kisha 7 vjeç në atë periudhë. E kishin hequr bashkëshortin nga puna dhe iku për të punuar ne Greqi. I shkreti u rrëzua. Shkova për ta takuar. Nga nxitimi nuk shkova me autobus por me maune, me shokun e vëllait tim. Ramë në greminë së bashku me vajzën. Shoferi mbante me dorë vajzën që të mos i përplasej koka. Shpëtuam për mrekulli,”- u shpreh ajo e ftuar në emisionin “Mes yjesh” në RTV Ora