MAShT-i lanson instrumentet për vlerësimin pedagogjik të fëmijëve me nevoja të veçanta - Gazeta Express
string(86) "masht-i-lanson-instrumentet-per-vleresimin-pedagogjik-te-femijeve-me-nevoja-te-vecanta"

MAShT-i lanson instrumentet për vlerësimin pedagogjik të fëmijëve me nevoja të veçanta

Gazeta Express

09/12/2019 14:12

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), me mbështetje të “Save the Children”, ka lansuar sot instrumentet për vlerësimin pedagogjik të fëmijëve me nevoja të veçanta në Kosovë.

Këto instrumente janë hartuar nga MAShT në bashkëpunim me grupin punues, të përbërë nga anëtarë të ekipeve vlerësuese komunale, të udhëhequr nga profesorë të Universitetit të Bolonjës dhe Universitetit të Padovës.

Lexo Edhe:

Aty u tha se lansimi i Instrumenteve për për vlerësimin pedagogjik të fëmijëve me nevoja të veçanta në Kosovë është jetik për këtë kategori derisa u vlerësua lartë edhe ndihma e shtetit.

Këshilltari i Ministrit të MAShT-it, Fatmir Bytyqi, tha se arsimimi i fëmijëve me nevoja të veçanta është sfidë e përgjithshme, ndërsa theksoi se MAShT angazhohet në mënyrë të vazhdueshme që të sigurojë çasje në arsim për të gjithë, e veçanërisht që të ofrojë arsimim adekuat për fëmijët me nevoja të veçanta.

Ai falënderoi profesorët e Universitetit të Bolonjës dhe atij të Padovës për mbështetje shkencore në realizimin e këtij projekti.

Për rëndësinë e arsimimit të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe mbështetjen e Save the Children në këtë drejtim, foli drejtori i kësaj organizate, Ahmet Kryeziu.

“Save the Children” operon në shtatë qendra më të mëdha të Kosovës për të siguruar reagime të përshtatshme për djemtë dhe vajzat ku përmes një qasje punon në tematikën e qeverisjes dhe shëndetit të mirë. Kryesisht punon në zonat urbane, por edhe ato rurale. Ne në nivel avukojmë që politikat të krijojnë mekanizma financiar që të arrijmë gjëra pozitive për fëmijët”, tha ai.

Ndërsa, udhëheqësi i Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, Bujar Kadriu, e vlerësoi angazhimin e MAShT dhe partnerëve për hartimin e këtyre instrumenteve, të cilat e lehtësojnë punën në arsimimin e këtyre fëmijëve. 

 “Lansimi i këtij mekanizimi është i mirë për ne dhe falënderoj ministrinë e Arsimit dhe “Save the Children”. Konsideroj se është hap përpara për ne dhe kolegët, do të asistojmë në mënyra të ndryshme që fëmijët me aftësi të kufizuara të jenë të integruar në shoqëri. Jemi të detyruar që t’i mbrojmë të drejtat e personave më aftësi të kufizuara”, tha ai.

Prezantimin e instrumenteve për vlerësim pedagogjik të fëmijëve me nevoja të veçanta e bënë profesorët nga Universiteti i Bolonjës.

Roberta Caldin nga Universiteti i Bolonjës, tha se Kosova ka një vullnet të madh për të luftuar dukuritë negative sa i përket kësaj kategorie.

“Ky instrument na është ofruar si instrument që ka pikënisje drejt një përgjegjësie që do të thotë një angazhim më të madh sepse të gjithë ne jemi përgjegjës drejt objektivave të kësaj kategorie. Unë jam e kënaqur për vendin që keni zgjedhur për ketë ngjarje dhe mendoj se do ta vizitoj pikërisht këtë shkollë speciale. Shkollat speciale janë të mira sepse na kanë mësuar që fëmijët mos t’i mbajmë në shtëpi, por t’i sjellim këtu. Unë mendoj se Kosova ka një vullnet të madh për të luftuar dukuritë negative sa i përket kësaj çështje”, tha ajo, raporton EO.

Instrumentet e zhvilluara kanë për bazë modelin bio-psiko-social të Klasifikimit Ndërkombëtar të Funksionimit, Aftësisë së Kufizuar dhe Shëndetit – Versioni për Fëmijë dhe të Rinj (ICF-CY).

Përmes këtyre instrumenteve, MASHT synon që të lehtësojë punën e Ekipeve Vlerësuese komunale në vlerësimin pedagogjik të fëmijëve me nevoja të veçanta, si dhe të fuqizojë bashkëpunimin mes mësimdhënësve dhe ekipit vlerësues në nivel komunal.