Martial drejt Barcelonës në janar - Gazeta Express
string(33) "martial-drejt-barcelones-ne-janar"

Martial drejt Barcelonës në janar

Futboll

Gazeta Express

22/09/2021 9:51

Barcelona dëshiron ta blejë sulmuesin e Manchester Unitedit, Anthony Martial, në afatin kalimtar të janarit.

Barça mund të jetë një mundësi e mirë për Martialin për ta shpëtuar karrierën në afatin e ardhshëm kalimtar, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sipas Eurosportit, gjiganti spanjoll është i gatshëm të rrezikojë për ta blerë sulmuesin francez në formë të dobët.

Besohet se Unitedi e ka lënë Martialin të lirë të vendosë nëse dëshiron të largohet, posaçërisht pas kthimit të Cristiano Ronaldos në klub.

Me Ronaldon tani në Old Trafford, shanset e 25-vjeçarit për të luajtur rregullisht janë tejet të vogla.

Barcelona kërkon sulmues dëshpërimisht pas largimit të Lionel Messit dhe Antoine Griezmannit në verë. /Gazeta Express/