Zhelina shembull për komunat tjera: Tani e tutje seancat LIVE - Gazeta Express
string(60) "zhelina-shembull-per-komunat-tjera-tani-e-tutje-seancat-live"

Zhelina shembull për komunat tjera: Tani e tutje seancat LIVE

Gazeta Express

24/02/2020 11:10

Kreu i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se nga dita e sotme, qytetarët do të mund t’i ndjekin seancat e këshillit komunal LIVE.

Këtë ai thotë se e ka bë në funksion të fuqizimit të konceptit të llogaridhënies dhe rritjes së besimit te qytetarët e komunës që ai e udhëheqë.

Lexo Edhe:

Në vazhdim keni shkrimin e plotë të kryetarit Blerim Sejdiu:

“Në funksion të fuqizimit të konceptit të llogaridhënies dhe efektivitetit të transparencës, për herë të parë keni mundësinë të ndiqni live seancat e Këshillit të Komunës së Zhelinës, që kjo do të ndikojë në rritjen e besimit të publikut duke filluar nga niveli komunal e deri te ai qëndror. Ndërkaq ju si qytetarë do të keni mundësinë të monitoroni çdo debat publik, diskutimet dhe shqyrtimet gjatë zhvillimit të seancave, si dhe rrjedhën e planifikimeve dhe procesin e vendimarrjes.

https://www.youtube.com/watch?v=STsp4Q-uU9Q&feature=share&fbclid=IwAR3zOk8d2OLMUpbjtp9ZmsuEAbWMpM-URpIqbrZUr1xmUN6aTe8HkwRWJ1g

Në kuadër të projektit të fituar nga Agjencioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), implementuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), këshilltarët ndoqën 11 module të trajnimeve, nga shkurti 2019 deri në shkurt 2020″.

Përndryshe, Komuna e Zhelinës për transparencë ndaj qytetarëve është shpallur komuna e tretë nga 84 sa janë gjithsej në Maqedoni të Veriut./GazetaExpress/B.Leka/