Me 77 vota pro kalon ligji për pandeminë - Gazeta Express
string(40) "me-77-vota-pro-kalon-ligji-per-pandemine"

Me 77 vota pro kalon ligji për pandeminë

Gazeta Express

07/08/2020 18:45

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro projektligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, me përjashtim të njërit nga LDK.

77 deputetë kanë votuar për dhe një kundër, kështu në shyqrtim të parë ky projektligj ka kaluar.

Lexo Edhe:

“Konstatoj se me 77 deputetë që votuan për, një kundër kalon në shqyrtim të parë projektligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.”, ka thënë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Nga seanca, shihet se vetëm një deputet i LDK’së votoi kundër këtij projektligji.

Ndryshe, kjo seancë e Kuvendit ka kaluar me shumë akuza e replika, megjithatë, deputetët e kanë kaluar projektligjin.