Babai ideologjik i LVV-së kërkonte që të bëhej shkëmbimi i territoreve me Serbinë - Gazeta Express
string(80) "babai-ideologjik-i-lvvse-kerkonte-qe-te-behej-shkembimi-i-territoreve-me-serbine"

Gazeta Express

31/03/2020 14:49

Babai ideologjik i LVV-së kërkonte që të bëhej shkëmbimi i territoreve me Serbinë

Gazeta Express

31/03/2020 14:49

Filozofi slloven, Slavoj Zhizhek, qysh në vitin 2009 e kishte parë shkëmbimin me territore si zgjidhje të vetme për konfliktin Kosovë – Serbi, raporton Gazeta Express

Madje, Zhizhek kishte folur për ndarjen e Kosovës në një intervistë dhënë për televizionin publik.

Lexo Edhe:

Interesante është se intervista me Zhizhek asokohe ishte realizuar nga Agon Hamza, i cili para pak ditësh është emëruar këshilltar politik nga kryeministri Albin Kurti.

Ai kishte deklaruar se Serbisë mund t’i jepet një pjesë e Mitrovicës, derisa Kosova të merrte nga Serbia Luginën e Preshevës. Kjo, sipas tij, do të zgjidhte problemin në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

“Nuk e them të unifikoheni, as madje në kuptimin e ndonjë ideje utopiste. Mënyra e qartësimit të situatës, jo qartësimi në kuptimin e pastrimit etnik, por qartësimi në kuptimit që, le ta them në këtë mënyrë, në njëfarë rendi më logjik. Po ashtu, do të jem i hapur dhe do të them gjëra që ju ndoshta nuk do t’i pëlqenit për shembull, por këtu përsëri ndoshta ndihma e jashtme është e nevojshme për t’i parandaluar shpërthimet. Pse të mos i jepet pak nga ajo Mitrovicë e kështu me radhë Serbisë, ndoshta ata do të mund t’ju japin pak nga jugperëndimi i Serbisë – Lugina e Preshevës, e ju pastaj jeni me Maqedoninë, Shqipërinë, a nuk do të ishte kjo më pas një botë më logjike dhe më stabile dhe mendoj që ky problem nuk është i pazgjidhshëm. Mund të bëhet. E dini si, Zhil Deles, njëri prej miqve filozofë të mi më të preferuar kishte thënë në frëngjisht “Nëse ngujoheni në ëndrrat e tjetrit, jeni në telashe të mëdha”. Dhe ky është problemi juaj, po ashtu edhe i boshnjakëve, e kështu me radhë”, kishte deklaruar ai. /GazetaExpress/

Slavoj Žižek – Kosovo Interview (2-3).flv