Maqedoni/ Vazhdon edhe sot ora policore - Gazeta Express
string(38) "maqedoni-vazhdon-edhe-sot-ora-policore"

Maqedoni/ Vazhdon edhe sot ora policore

Gazeta Express

25/05/2020 10:31

Në Maqedoninë e Veriut edhe sot vijon ora policore, e cila është në fuqi nga dita e djeshme në ora 11:00, përcjell Gazeta Express.

Ajo u vendos me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, sidomos në këtë periudhë të festës së Fitër Bajramit dhe të një feste shtetërore që është sot.

Lexo Edhe:

Qeveria vendosi një vendim të tillë si masë parandaluese, por që toleroi që gjatë ditës së djeshme të ketë lëvizje të qytetarëve deri në ora 11:00, për shkak të festës. Po ashtu u lejua edhe falja e namazit të Bajramit nëpër xhamitë e vendit, pasi që për një kërkesë dhe vendim të tillë nuk kishte hequr dorë Bashkësia Fetare Islame, njofton INA.

Kufizimi i lëvizjes së lirë do të vazhdojë deri nesër në orën 05:00 të mëngjesit. Në Maqedoninë e Veriut vijon gjendja e jashtëzakonshme dhe se në disa fundjava ishte aplikuar mbyllja e plotë e qytetarëve në karantinë.