Maqedoni / 18 raste të reja me koronavirus, 2 persona kanë ndërruar jetë - Gazeta Express
string(69) "maqedoni-18-raste-te-reja-me-koronavirus-2-persona-kane-nderruar-jete"

Maqedoni / 18 raste të reja me koronavirus, 2 persona kanë ndërruar jetë

Gazeta Express

08/04/2020 14:55

Prej gjithsej 351 testeve të realizuara gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, 18 kanë rezultuar pozitiv me virusin korona(Covid-19), përcjell Gazeta Express.

Me rastet e fundit numri i të infektuarve në vend shkon në 617. Sipas qyteteve shtatë raste të reja janë regjistruar në Shkup, dy në Kumanovë, katër në Prilep, një në Kavadar, një në Krushevë, një në Koçani. Gjatë natës së kaluar janë shënuar dy viktima si pasojë e virusit korona, duke çuar kështu numrin e viktimave në 28.

Lexo Edhe:

Ashtu edhe siç u raportua më herët njëra viktimë është nga Kumanova, kurse viktima e dytë nga Kavadari, njofton Medial.mk.