Maqedoni/ 141 raste të reja me COVID-19, 1 person ka humbur jetën dhe 161 pacient të shëruar - Gazeta Express
string(90) "maqedoni-141-raste-te-reja-me-covid-19-1-person-ka-humbur-jeten-dhe-161-pacient-te-sheruar"

Maqedoni/ 141 raste të reja me COVID-19, 1 person ka humbur jetën dhe 161 pacient të shëruar

Gazeta Express

11/08/2020 14:11

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për një pacientë të vdekur dhe 141 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve.

Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 1885 mostrave.

Lexo Edhe:

Në Shkup janë regjistruar 39 raste të reja, Kumanovë-10, Shtip-23, Prilep-1, Tetovë-8, Strugë-6, Manastir-3, Ohër-2, Gostivar-13, Kriva Pallankë-2, Koçani-3, Probishtip-1, Demir Hisar-3, Makedonski Brod-3, Berovë-1, Vinicë-3, Kratovë-1, Shën Nikollë-1, Kërçovë-18.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 161 pacientë të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 529. Në 24 orët e fundit si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, në kushte spitalore jetë ka ndërruar një 51 vjeçare nga Shkupi.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë me Covid-19 jani diagnostikuar gjithsej 12,083 persona.

Prej tyre, 8,248 pacientë janë shëruar.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 3,306.