Maqedonci takon zyrtarin turk, flasin për sigurinë, zhvillimin e FSK'së dhe "kërcënimet që vijnë nga jashtë" - Gazeta Express
string(103) "maqedonci-takon-zyrtarin-turk-flasin-per-sigurine-zhvillimin-e-fskse-dhe-kercenimet-qe-vijne-nga-jashte"

Lajme

Gazeta Express

26/03/2024 12:00

Maqedonci takon zyrtarin turk, flasin për sigurinë, zhvillimin e FSK’së dhe “kërcënimet që vijnë nga jashtë”

Lajme

Gazeta Express

26/03/2024 12:00

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se sot ka pritur në takim Shefin e Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë të Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, gjeneral brigade Omer Nafiz Gulmezoglu.

Maqedonci ka thënë se kanë diskutuar rreth situatës së sigurisë në vend, zhvillimin e FSK’së dhe kërcënimet që vijnë nga jashtë.

Lexo Edhe:

“Diskutuam rreth situatës së sigurisë në vend, zhvillimin e FSK-së si dhe kërcënimeve që vijnë nga jashtë. Ndërsa e falënderova gjeneralin Gulmezoglu për mbështetjen e pakursyer që Republikës e Turqisë i ka ofruar Kosovës nëpër të gjitha fazat e shtetndërtimit, në veçanti në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe shpreha vullnetin e fuqishëm për vazhdimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi të ngushtë në mes të të dyja vendeve.”

Maqedonci ka shkruar se “gjenerali Gulmezoglu vuri në dukje se Turqia gjithmonë do ta mbështesë Kosovën në arritjen e qëllimeve të saj strategjike”.

“Të dy u dakorduam që ruajtja e paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon përbën prioritet, dhe në këtë aspekt do të vazhdojmë koordinimin me KFOR, ku shërbejnë dhe trupat turke.”