Manaj vazhdon shkëlqimin, ia siguron një pikë Sivassporit ndaj Fenerbahçes - Gazeta Express
string(73) "manaj-vazhdon-shkelqimin-ia-siguron-nje-pike-sivassporit-ndaj-fenerbahces"

Sport

Gazeta Express

22/04/2024 21:08

Manaj vazhdon shkëlqimin, ia siguron një pikë Sivassporit ndaj Fenerbahçes

Sport

Gazeta Express

22/04/2024 21:08

Rey Manaj po vazhdon shkëlqimin në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi shqiptar sonte ia ka siguruar një pikë Sivassporit në përballjen me Fenerabahçen, e vlefshme për javën e 33-të, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Yeni 4 Eylul” përfundoi me rezultatin 2:2.

Mysafirët mbyllën pjesën e parë me epërsi minimale, falë golit të Fred (45+2’).

Vendasit ia dolën që të barazonin shifrat përmes Fode Koita (58’), para se Irfan Can Kahveci (80’) të rikthente sërish epërsinë e “Fenerit”.

Derisa ndeshja po shkonte drejt fundit, ishte Rey Manaj (90+4’) që shënoi nga penalltia për ta ndalur së paku një pikë në shtëpi.

Për reprezentuesin e Shqipërisë ishte ky goli i tij i 17-të në elitën e futbollit turk. Ai ka edhe një asistim.

Sivasspori pas kësaj fitore ka 45 pikë dhe renditet në pozitën e dhjetë në tabelë.

Fenerbahçe mbetet në pozitën e dytë me 86 pikë, tani katër më pak se lideri, Galatasaray, duke bërë kështu hap prapa në garën për titullin e kampionit. /Gazeta Express/