Man Utd po bën plan t’i transferojë pesë futbollistë të njohur - Gazeta Express
string(61) "man-utd-po-mundohet-ti-transferoje-pese-futbolliste-te-njohur"

Man Utd po bën plan t’i transferojë pesë futbollistë të njohur

Futboll

Gazeta Express

18/08/2022 11:10

Manchester United e nisi zbehtë sezonin e ri dhe trajneri Erik ten Hag ka kërkuar përforcime urgjente në dy javët e fundit të afatit kalimtar të verës.

“Djajtë e Kuq” i pësuan dy humbje në dy ndeshjet e fundit dhe ajo nga Brenfordi, 0:4 i dhemb shumë trajnerit holandez.

Lexo Edhe:

Prandaj, ai ka kërkuar nga kryesia e klubit që ta hapë thesin e parave për të bërë shpenzime në ditët në vazhdim.

Mediumi britanik “The Telegraph” raporton se gjiganti anglez i ka objektiv pesë futbollistë të njohur, të cilët synon t’i transferojë këtë verë, përcjell “Gazeta Express”.

Klubi nga “Old Trafford” e ka të domosdoshëm transferimin e dy mbrojtësve të djathtë, dy mesfushorë dhe një mesfushor ofanziv e pse jo edhe një sulmues.

Thomas Meunier i Borussia Dortmundit, Christian Pulisic i Chelseat, Casemiro i Real Madridit, Sergej Milinkovic-Savic i Lazios dhe Pierre-Emerick Aubameyang i Barcelonës janë objektivat e gjigantit anglez, të cilët mund të përfundojnë shumë shpejt në “Teatrin e Ëndrrave”.

Ndërkohë, nga Man Utd pritet të largohet shumë shpejt Cristiano Ronaldo. /Gazeta Express/