Man Utd e zyrtarizon përforcimin e katërt të verës - Gazeta Express
string(50) "man-utd-e-zyrtarizon-perforcimin-e-katert-te-veres"

Sport

Gazeta Express

27/07/2026 13:54

Man Utd e zyrtarizon përforcimin e katërt të verës

Sport

Gazeta Express

27/07/2026 13:54

Manchester United e ka kompletuar transferimin e katërt të afatit kalimtar të verës.

“Djajtë e Kuq” i kanë siguruar shërbimet e portierit të ri Kit Margetson nga Swansea City.

Gardiani 20-vjeçar ka kaluar te klubi nga “Old Trafford” pasi i ka përfunduar kontrata me Swansean, ndërsa Man Utd e ka arritur një marrëveshje kompensimi me klubin uellsian për zhvillimin e lojtarit, përcjell “Gazeta Express”.

Margetson, i cili është pjesë e përfaqësueses U21 të Uellsit, ka qenë pjesë e Swanseat që nga akademia dhe sezonin e kaluar ishte i huazuar te Connah’s Quay Nomads, ku fitoi më shumë eksperiencë.

Ai është djali i ish-trajnerit të portierëve të Anglisë, Martyn Margetson, dhe shihet si një investim për të ardhmen nga Manchester United.

Klubi pritet ta huazojë atë për t’i dhënë më shumë minuta dhe për ta vazhduar zhvillimin e tij. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement