Man Unitedi u dërgon letër emocionale lojtarëve të rinj të ekipit - Gazeta Express
string(65) "man-unitedi-u-dergon-leter-emocionale-lojtareve-te-rinj-te-ekipit"

Man Unitedi u dërgon letër emocionale lojtarëve të rinj të ekipit

Gazeta Express

27/05/2020 14:45

Lojtarët e akademisë së Manchester Unitedit e pranuan nga një letër inkurajuese nga klubi anglez, që i falënderoi ata për punën që e kanë bërë gjatë kësaj krize shkaku i koronavirusit dhe ua kujtoi që të pushojnë.

Akademia e Manchester Unitedit ka nxjerrë talente të shumta ndër vite, duke i promovuar shpeshherë ata në ekipin e parë në Old Trafford, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Disa prej lojtarëve që s’kanë pasur sukses në karrierën e tyre si lojtar janë kthyer në klub për të bërë punë të ndryshme në akademi dhe letra e fundit e publikuar online tregon se pse akademia e klubti është aq e dashur për ata lojtarë.

“Çfarë tetë javë të çmendura kanë qenë! Jam i sigurt se kjo kohë ka qenë sfiduese edhe për juve dhe familjet e juaja. Ti je dashur të përshtatesh me një stil të ri të jetës, të krijosh rutina të reja, të kujdesesh për anëtarë të familjes që janë në rrezik, t’i përballosh lajmet e vazhdueshme nga mediat dhe të qëndrosh në hap me të gjitha afatet kohore dhe detyruar që të janë caktuar nga shkolla. Nuk është një përvojë e lehtë. Për më tepër, jam i sigurt se po të mundojnë bashkëlojtarët”, thuhet në letrën e dërguar drejt lojtarëve të akademisë së klubit.

“Nga perspektiva e akademisë dhe stafit të saj, ne kemi qenë të emocionuar nga mënyra se jeni përballur të gjithë me këtë sfidë, keni pasur sjellje pozitive, keni qenë kreativë, jeni kujdesur për të tjerët, keni treguar guxim dhe mirësi. Ju lumtë!”

“Këtë javë përfundoi gjysmëvjetori… një mundësi për t’i ushtruar aftësitë? Ne ua kemi dërguar nga një dhuratë për të tentuar t’iu ndihmojnë në këtë aspekt. Shpresojmë të ju pëlqejë. Merreni si dhuratë për punën e mirë që e kemi bërë duke qenë kaq pozitivë gjatë këtyre dy muajve”.

“Përveç ushtrimeve, është e rëndësishme t’i përfshini edhe disa gjëra të tjera në këtë javë:

– relaksoheni… vazhdoni, rrini në shtrat deri në drekë!

– kaloni kohë me familjen tuaj

– luani videolojëra… për një kohë më të gjatë sesa që mendoni se do të duhej ta bënit

– shikojeni ndonjë film… ose ndoshta një seri të tërë në Netflix pa u ngritur fare nga kolltuku

– hani ushqimet e preferuara… zgjidhni ushqimet për shijen që e kanë në vend të sa të shëndetshme janë

– luani jashtë shtëpisë

– hani ëmbëlsira dhe bonbone

– flisni me shokë

– shijojeni kohën tuaj”.

“Ne e dimë se ju të gjithë po përballeni me rrethana sfiduese në shtëpinë tuaj… thjesht provojeni njërën nga këto gjërat në listë”.

“Këtë periudhë kohore do ta mbani mend gjatë gjithë jetës. Po, do ta mbajmë mend këtë kohë si të mërzitshme… por shpresoj që do të keni edhe kujtime të bukura, gjithashtu. Koha kur u bëtë gjenerata e fëmijëve, e para që nga viti 1918, që u përball me një pandemi duke u treguar të tjerëve se si të qëndrojnë pozitivë kur të përballen me sfida”.

“Tetë javët e fundit na e kanë kujtuar neve në staf se është shumë e lehtë të përqendrohesh në ushtrimet gjatë stërvitjeve, takimet e ekipeve, formularët për regjistrim, matjet e gjatësisë, vendimmarrje, zgjedhjen e ekipit për ndonjë turne… shumë lehtë mund të harrojmë se sa me fat jemi që jemi të rrethuar nga një grup i mrekullueshëm të individëve të rinj e të talentuar. Jo vetëm që jeni futbollistë të talentuar, por jeni njerëz të talentuar”.

“Jemi fëmijë që flisni shumë gjuhë, shkruani poezi, bëni hulumtime, vizatoni, pikturoni, bëni muzikë, kujdeseni për gjyshërit, e mbani formën tuaj, bëni video, shkruani letra, u ndihmoni prindërve në shtëpi, gatuani bukë e torte, i dizajnoni vetë stërvitjet individuale në shtëpi dhe shpikni aftësi të reja”.

“Akademitë nuk i matin këto gjëra, por këto gjëra ju bëjnë juve personat që jeni sot dhe, në fund, këto gjëra ju bëjnë të suksesshëm në jetë. Të jesh vetvetja dhe t’i tregosh votës se je unik është një gjë e rëndësishme në një kohë kur është më e lehtë të përshtatesh me turmën”.

“Vazhdoni të jini vetvetja, ju jeni të mrekullueshëm”. /Gazeta Express/