Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, duke komentuar seancën e Vetëvendosjes për presidentin, vlerësoi se u bënë “dy orë diskutime në një seancë që i ngjante më shumë një platforme partiake sesa një procesi institucional”.
Lushaku tha se aty nuk u tha asnjë fjalë për propozimin e tyre.
“A i keni 66 vota për propozimin tonë?”, pyet ajo.
Reagimi i saj i plotë:
Dy orë diskutime në një seancë që i ngjante më shumë një platforme partiake sesa një procesi institucional. Asnjë trajtim, asnjë fjalë, asnjë qëndrim për propozimin tonë: çështjen e vetme thelbësore, pra zgjidhjen konkrete për President.
Pyetja mbetet e njëjtë, e drejtpërdrejtë dhe e domosdoshme:
A i keni 66 vota për propozimin tonë?
Pa një përgjigje të qartë për këtë pyetje, çdo diskutim tjetër mbetet i paplotë dhe i pamjaftueshëm për zgjidhjen e situatës institucionale. Mbetet veçse një shoë propagandistik.