Arsenali dhe Manchester City janë përfshirë në një nga garat më të ngushta për titull në historinë e Premierligës.
Nëse të dy ekipet përfundojnë me të njëjtat pikë në fund të sezonit më 24 maj, renditja do të vendoset sipas disa kritereve të përcaktuara nga rregullat e ligës:
Së pari, vendimtare është diferenca e golave.
Aktualisht Arsenal ka avantazh, por City mund të barazojë ose ta kalojë nëse fiton ndeshjen e mbetur.
Nëse edhe diferenca e golave është e njëjtë, atëherë merret parasysh numri i golave të shënuar.
City aktualisht ka 65 gola, ndërsa Arsenal 63, duke e bërë edhe këtë kriter shumë të ngushtë.
Në rast se edhe këto dy parametra janë të barabartë, atëherë shikohet rezultati në ndeshjet direkte (head-to-head).
Arsenal dhe City kanë një barazim 1-1 në “Emirates”, ndërsa City fitoi 2-1 në ndeshjen e fundit, që do t’u jepte atyre avantazhin në këtë skenar.
Pra, nëse gjithçka tjetër del e barabartë, Manchester City do ta fitonte titullin për shkak të rezultateve direkte.
Ky sistem ka sjellë më parë përfundime dramatike në histori.
Në sezonin 2011/12, City fitoi titullin ndaj Manchester Unitedit vetëm për shkak të diferencës së golave, pas barazimit me pikë.
Gjithashtu, City është i vetmi klub që ka fituar titullin e Premierligës në bazë të diferencës së golave, duke e bërë këtë garë edhe më simbolike për historinë e tyre./GazetaExpress/