Të propozuarat e VV për Presidente- Rushiti s'tregon a u konsultua, Hoxha tha se është në autobus - Gazeta Express
string(94) "te-propozuarat-e-vv-per-presidente-rushiti-stregon-a-u-konsultua-hoxha-tha-se-eshte-ne-autobus"

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 20:45

Të propozuarat e VV për Presidente- Rushiti s’tregon a u konsultua, Hoxha tha se është në autobus

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 20:45

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti është telefonuar për t’u pyetur se është konsultuar paraprakisht, por e njëjta nuk është përgjigjur.

Ndërkaq, kandidatja tjeter, Hatixhe Hoxha, e cila është drejtoreshë e shoqatës “Autizmi”, i ka thënë KosovaPress-it shkurt se “është në autobus” dhe se “lajmërohet me vonë”.

Kuvendi i Kosovës mblidhet sërish sonte në orën 20:30, bëri të ditur kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu.

Sipas saj, kërkesa është e Vetëvendosjes dhe janë propozuar dy kandidatura për president: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.“Sot kam pranuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit, e cila do të mbahet sot në orën 20:30.

Në kuadër të kësaj kërkese janë propozuar dy kandidatura për President: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.I ftoj që të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të marrin pjesë në këtë seancë, në përputhje me obligimet e tyre kushtetuese”, shkroi Haxhiu.

Advertisement
Advertisement
Advertisement